Petro Xhori vjen në bashkëpunim me “Kimikatin”, sjellin “1 gotë dashni”
Petro Xhori dhe Olsi Bylyku kanë publikuar “1 gotë dashni”. Bashkëpunimi i tyre është kompletuar edhe me një videoklip. Për muzikën e kësaj kënge është përkujdesur kantautori i suksesshëm, Irkenc Hyka ndërsa për tekstin të dy interpretuesit e këngës Petro dhe Olsi. Kënga është projekt i Unix Production, ndërsa miksimin dhe masterizimin e ka bërë JoJo.
“Ky është bashkëpunimi im më i ri me mikun tim, Petro Xhori! Faleminderit lokut të zemrës Irkenc Hyka dhe JoJo për këtë projekt të mrekullueshëm. Shpresoj t’ju pëlqejë dhe të jete një nga këngët që shoqërojnë verën tuaj”, ka shkruar Olsi në Instagram, i cili njihet për rolin e Kimikatit në spektaklin e humorit, Portokalli.