Pija që duhet të konsumoni që të keni trupin e Blake Lively
Sa herë që Blake Lively zbulon ndonjë këshillë për mënyrën se si të kujdesemi për veten, të gjithë jemi sy e veshë për të mbajtur shënime.
Së fundi, ajo sapo zbuloi pijen e saj detox, të cilën e ka quajtur ‘ndryshim i jetës.’
“Disa vite më parë kisha një lëng që ndryshoi gjithçka për mua – një përzierje që është më e mirë se çdo gjë që keni shijuar ndonjëherë”, thotë Lively. “Perimet, në formën e tyre më të pastër, janë freskuese, pastruese dhe të shijshme, ndërsa ëmbëlsia e frutave dhe nenexhikut shtojnë sheqerin e nevojshëm dhe japin shije më të mirë.
Përbërësit
Perimet:
1 tufë lakra (jeshile ose lloje të ndryshme)
1/2 filxhanë majdanoz (një tufë)
1/2 panxhari i vogël.
Frutat:
1/2 filxhanë ananas
2 mollë jeshile (ose të kuqe, nëse e do më të ëmbël)
1 nenexhik i freskët
1/2 limon i grirë (tuli)
Përgatitja:
Përzihen të gjithë përbërësit në një blender ose shtrydhëse frutash. Pastaj konsumohet gjatë ditës e gjithë pija detox.