Lajme

05 February 2018

Pink arrin të krijojë një superperformancë në “Super Bowl” pavarësisht gjendjes jo të mirë

Të këndonte himnin në Super Bowl, ishte ëndrra më e madhe e këngëtares Pink.

Por pikërisht atëherë kur i erdhi shansi, vetëm pak përpara kampionatit më të rëndësishëm të futbollit amerikan, këngëtarja rrezikonte të sëmurej për shkak të dy fëmijëve të saj.

Në një foto të publikuar në Instagram, Pink shpjegonte gjendjen e saj. Fatmirësisht gjithçka shkoi mirë pavarësisht gjëndjes jo të mirë shëndetësore dhe Pink ia doli dhe bëri publikun të ngrihej në këmbë duke brohoritur.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com