Pink shfaqet në “Grammy Awards 2018” me xhinse dhe bluzë të bardhë por mahnit me performancën e saj
Këngëtarja e famshme Pink ka emocionuar të gjithë të pranishmit me performancën e saj në “Grammy Awards 2018”.
Pink si shumë personazhe të tjerë publike ka qenë mbështetëse e fushatave kundër ngacmimeve seksuale në industrinë e Hollywood edhe pse veshja e saj nuk mbante asnjë simbol.
38-vjeçarja ka kënduar ‘live’ hitin e saj “Wild Hearts Can’t Be Broken” ndërkohë që ishte e veshur me një palë xhinse klasike dhe një bluzë të bardhë. P!nk ka vendosur të emocionojë vetëm me vokalin e saj teksa ka marrë vëmendjen e sallës të cilët e kanë duartrokitur pa fund.