Pishina më e thellë dhe më mahnitëse në botë është gati!
Vera po vjen dhe me siguri që jo të zgjedhin plazhin. Pishina është një tjetër opsion i rendësishëm dhe shumë argëtues.
Në Poloni është gati të hapet pishina më e thellë në botë, plot 45 metra.
Ajo do të mbajë 8.000 metra kub ujë, një vëllim 27 herë më i madh sesa ai i një pishine të zakonshme 25 metërshe.
Pishina “DeepSpot” po ndërtohet në qytetin Msxczonow, të ndodhur shumë pranë Varshavës. Rreth 1.100 ton çelik po përdoren për të forcuar strukturën e saj, e cila përmban edhe një të ashtuquajtur “vrimë blu”, vendi që shënon edhe thellësinë më të madhe.
Ideatorët thonë se kjo pishinë do të jetë ideale si për fillestarët, ashtu dhe për zhytësit me eksperiencë. Ndërsa për ata që nuk duan të lagen nga uji, ka edhe një tunel nënujor, i cili iu ofron spektatorëve një pamje të rrallë.