Plagoset një nga vajzat e Little Mix
Grupi Little Mix ka mbetur përkohësisht pa një anëtare pasi Ligh Anene Pinnock u dogj në një koncert në Kaliforni. Perrie Edwards, Jesy Nelson dhe Jade Thirlwall ishin të vetmet që performuan në koncertin në Honda Centre në Anaheim këtë të enjte.
Ligh Anne pavarësisht se nuk ishte në formë të mirë vendosi që t’i surprizonte fansat duke u ngjitur në skenë në minutat e fundit të koncertit. Ajo kishte në këmbët e saj fasha të mëdha të bardha por sipas burimeve gjendja e saj po përmisohet.
Little Mix janë duke realizuar turin në SHBA si grup suportues për këngëtaren Ariana Grande.