Plasi! Mira Kazhani i kthehet keq Adi Krastës
Të nderuar lexues! Kemi kënaqësinë të zbardhim sherrin e radhës në media
“Ku shkojnë paratë e bashkisë zonja Kazhani, përse nuk bën një artikull në Tirana Post”- ishte pyetja që Adi Krasta i drejtoi Mira Kazhanit teksa ishte në trasmetim në “News 24”, kjo për faktin se gazetarja Kazhani akuzohet se në portalin e saj mbron Edi Ramën dhe Erion Veliaj pasi financohet nga këta dy të fundit.
Mira nuk e la me kaq dhe sigurisht që reagoi në Instastory.
“Adi Krasta ka bërë një pyetje ndaj meje. Nuk habitem që kur e pashë t’i lëpihej Berishës në emision që dikur e quante të keqe tëmadhe. Mu dhimb në fakt… Tani unë të them: Të të vijë turp, turp, turp. Inatet me politikanët që ke ngrënë darka dhe je prishur po nëpër darka, nxirri me ato. Mua mos më ngatërro me veten tënde se jam larg shumë, po shumë larg modelit tënd. Ti e ke dokumentuar veten tënde me video dhe mesazhe nëpër ekrane.
Falë Zotit s’jam njeri ofertash të parezistueshme, as pafytyrë që lëpij ku pështyj. Ah sa më dhimbsesh ti Adi, ka kohë që më dhimbsesh. Por ndodh, secili kaaksidentin e vet, ti e pate me karakterin tënd”, shkruan Kazhani.