PLASIII! Pasi i hoqi vizën Encës, Noizy tashmë zihet edhe me Oriola Marashin
Sherri midis Encës dhe Noizy-t ka qenë një nga ngjarjet më të bujshme në show biz-in shqiptar pasi të dy këngëtarët ishin pothuajse të pandarë nga njëri tjetri.
Pas largimit të Encës nga grupi OTR, Noizy duket se e zëvendësoi këngëtaren me modelen e njohur Oriola Marashi e mesa duket, edhe kjo e fundit ka pasur të njëjtin fat si Enca.
Së fundmi bëhet me dije se Oriola dhe Noizy janë zënë dhe nuk e ndjekin më njeri tjetrin në Instagram.
Kujtojmë se prej më shumë se 1 viti Noizy dhe Oriola njoftuan publikim e këngëve të kësaj të fundit të cilat ende nuk janë publikuar.