Lajme

22 May 2019

Plasiiii! Shpërthen keq Albana Osmani

Albana Osmani pasi dështoi në karrierën e saj si prezantuese dhe në Top Channel mbeti në cepin e tij, edhe pse ka qenë një ndër imazhet e para të këtij televizioni, nisi në maj të 2017-ës “You Are a Sunflower”, një nismë bamierësie, për t’u marrë me diçka, se kot nuk do rrijë robi.

Së fundmi, me anë të një postimi, Albana Osmani ka shprehur gjithë nervat e mbledhur, por për çfarë dhe nga kush?:

“Ju drejtohem monstrave që janë atje jashtë, duke kontrrolluar në fshehtësi profilin tim publik. Duke pritur të shprehin urrejtjen, të shkatërrojnë në çdo formë çdo punë të mirë dhe rrinë duke hapur çdo ditë profile fallco, për të thënë që jam “një e pavlerë” apo thjesht “një vajzë televizioni”.

Ju që rrini duke i shkruar qoftë edhe një njeriu që ble një bluzë luledielli për bamirësi, të mos e mbështesin fondacioni. Për ju kam një mesazh të thjeshtë: Betejë e humbur! E mira do fitojë! Mos harroni që çdo gjë lë gjurmë online!”-shkruan e revoltuar Albana.

Urojmë që moderatorja mos të ketë qenë në ditët e veta…

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com