Plot 13 mijë njerëz për Dua Lipën në Glasgow
Dua Lipa ka vazhduar me turneun e saj në Britaninë e Madhe, e ashtu siç është paralajmëruar të gjitha biletat ishin të shitura për koncertin i cili është mbajtur në stadium në Glasgow të Skocisë.
Pasi shkëlqeu në Irlandë, Dua Lipa vazhdoi me performancat e saj epike në kryeqytetin skocez.
Dikush do të mendonte se bëhej fjalë për një ndeshje futbolli, por jo, ishte Dua Lipa e cila tërhoqi plot 13 mijë adhurues në performancën e saj.
Vet këngëtarja u befasua me këtë numër, pasi përbën arritje të jashtëzakonshme në karrierën e saj.
“Faleminderit Glasgow. Nuk mund të besoj se për gjashtë muaj nga një koncert në akademinë O2 kemi kaluar në një stadium me 13 mijë njerëz. ËNDRRA”, u shpreh Dua në postimin e saj në Instagram.
Dua u shfaq me flokë më të shkurtëra kësaj radhe, me të brendshme të kaltra dhe pantollona të errëta, teksa shihet e mbuluar me veshje të gjatë.
Këngëtarja performoi një set të gjatë të këngëve të saj në një produksion fantastik në përkrahje të saj.
Bukuroshja mbylli koncertin e saj duke përshëndetur adhuruesit të pranishëm në këtë stadium.