Plot 49 mijë dollarë për këpucën e astronautit Neil Armstrong
Një këpucë e veshur nga Neil Armstrong është shitur në ankand për 49.000 dollarë.
Këpuca Apollo A7L nuk u arriti kurrë në Hënë me austronautin por besohet të jetë përdorur në fluturime të ndryshme ose ka shërbyer si rezervë.
Brenda këpucës është qëndisur mbiemri i astronautit ‘Armstrong’ dhe pjesa e jashtë është stiluar me ngjyrë blu, ari dhe argjendi.
Këpuca tjetër është përdorur nga hulumtuesit e NASA-s, për krijimin e veshjeve për misione tjera.