Lajme

15 July 2018

Po afron 60 vjetori i Madonna-s, heroinës së kohës tonë

Ndërsa këngëtarja me famë botërore Madonna Ciccone i afrohet 60 vjetorit të lindjes, profesoresha Sarah Churchwell ka vlerësuar trashëgiminë feministe të Madonës duke e quajtur “një heroinë të historisë së saj”.
Më pëlqente mënyra se si ajo e përziente ashpërsinë e stilit post-punk me fuqinë e një vajze të gjallë. Madona projektoi vajzën që dëshironin të ishin në të ardhmen adoleshentet.
Ishte 1990-ta, viti kur Madona e katapultoi veten e saj në skenat e mëdha, duke i dhënë formë industrisë së muzikës, dhe duke dhënë mesazhe të qarta se kush ishte. Madona theu jo vetëm rekordet e biletave, por edhe tabutë, me përzierjen e temave që nga fuqizimi seksual i femrës, te temat fetare dhe mbi kategorinë “gender”.
“Forbes” e cilësoi si njeriun më të paguar në botë, ku në vitet 2012-2013 fitimet e saj shkonin deri në 125 milionë dollarë. Nga 1990 dhe në dekadat në vijim Madona do ta rishpikte disa herë veten, ndërkohë që gjithmonë do të shprehej se frymëzimi i saj ka qenë gjithmonë Merilin Monro.
Jo çdokush bie dakord që ajo është një feministe e vërtetë sidoqoftë duket theksuar se kënga e saj “Material Girl” ofroi një homazh me shumë vlera mbi barazinë. Me gjithë ndryshimet në pamje dhe stil, këngëtarja kontraverse u qëndroi konsistente temave të saj, duke luftuar në emër të lirisë, veçanërisht lirisë seksuale, dhe të drejtës së grave për të marrë në dorë fatin e tyre.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com