“Po kërcënohem me vdekje” shprehet modelja që luajti rolin e Melanie Trump në klipin T.I
Vetëm pak ditë më parë reperi T.I, emri i vërtetë i të cilit është Clifford Harris Jr, ishte në gjendje të shkaktojë polemika në media kur në videon kishte punësuar një grua që ka ngjashmëri të çuditshme me Melanie Trump, e cila kishte për detyrë të vallëzonte lakuriq në Shtëpinë e Bardhë.
Se sa shumë kishte shkaktuar reagime tregon fakti që për një kohë të shkurtër ishte shikuar mbi 85 milionë herë në YouTube dhe modelja Melanie Marden, e cila luajti rolin e Zonjës së Parë të SHBA-ve, zbulon se është kërcënuar me vdekje.
Modelja kanadeze shpjegoi se nuk e kishte ndërmend të politizohej në këtë mënyrë duke marrë pjesë në videon e reperit.
“Mu afrua vetëm një mundësi që të luajë rolin e Zonjës së Parë – po, unë jam lakuriq, unë kurrë nuk e kam bërë më parë”, zbuloi ajo.
Lidhur me komentet e përdoruesve të internetit, ata janë të ndarë, por shumëkush thotë se reagimi i Zonjës së Parë ishte një “zemërim i rremë”, sepse ata e kanë parë Melanien në fotografi lakuriq gjersa ishte modele, përkatësisht para se ta njihte tash presidenti amerikan, atëbotë afaristin Donald Trump.
The Melania Trump look-alike in the provocative T.I. video doesn't think she was "degrading" the first lady. https://t.co/bcdxUd7Ewu pic.twitter.com/ZXQWYkJRN7
— Inside Edition (@InsideEdition) October 19, 2018