Po mendoni të ndryshoni ngjyrën e flokëve? Ne ju tregojmë tendencën e fundit…
Nëse mendoni se stina e verës kaloi, dhe ju duhet të hiqni tërësisht dorë nga ngjyra e hapur e flokëve gaboheni.
Në vend të bjondes së ndritshme të bardhë të artë që kemi parë gjatë gjithë verës, parukierët kanë menduar të sjellin trendin e ri, të flokëve. Kjo ngjyrë e re ka marrë emrin kokos i pjekur, kjo sepse ngjan me ngjyrën e kokosit kur piqet
Ngjyra e kokosit të thekur ndryshon nga ngjyra tradicionale që ne jemi mësuar të shohim, pasi nuk përfshin ndryshim në tonet e thella të flokëve. Fillon me rrënjën e errët që kalon në ngjyrë më të çelur dhe zbardhet në fund të flokëve.
Kjo ngjyrë e kokosit të thekur përshtatet me çdo gjatësi.