Politikania shqiptare, më e bukura në Ballkan
Një ndër politikanet më të komentuara në media është padyshim Duda Balje e cila ka tërhequr shumë vëmendjen me bukurinë dhe stilin e saj. Për Duden kanë shkruar edhe mediat gjermane të cilat e kanë cilësuar si politikanen më të bukur në Ballkan.
Gazeta gjermane Kosmo i ka kushtuar politikanes një artikull të veçantë, ku shkruan për jetën e saj dhe aktivitetet politike.
Balje ka lindur në Prizren dhe është 41 vjeç. Ajo ka qenë kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione. Ajo ka një diplomë master në administrimin e biznesit dhe doktoraturë në menaxhimin e burimeve njerëzore, është e martuar dhe ka tre fëmijë.