Poni humb fansen e preferuar në moshën 22 vjeçare “U bëre engjëll”
Ditë e djeshme këngëtarja e muzikës popullore Poni ka ndarë me ndjekësit një lajm jo të mirë.
Fansja e saj vetëm 22-vjeçare është ndarë nga jeta. Pak ditë më parë, Poni e kishte vizituar personalisht Alvinën në New York, ku ishte shtruar në spital.
Këngëtarja ka publikuar momentet nga takimi me fansen e saj që e quan “engjëll” dhe i premton që sa herë të shkojë në New York, do të këndojë këngët e saj.