”Popai dhe Olivia” mbush sot plot 70 vjeç
“Popai dhe Olivia” është një prej filmave të animuar më të pëlqyer të të gjitha kohërave.
Ai është krijuar më 17 janar të vitit 1949, dhe pikërisht sot mbush 70 vjet që nga koha kur shkrimtari amerikan i romaneve vizatimiorë, Elzie Crisler Segar, e krijoi.
“Popai” ishte personazh shumë i shëndetshëm, teksa ushqehej gjithmonë me spinaqin e shtëpisë së tij,duke dhënë kështu këshilla për ushqyerje më të shëndetshme.
Edhe pse kanë kaluar 70 vite që nga koha e krijimit të tij, “Popai dhe Olivia” vazhdon të mbetet një prej serive më të veçanta për fëmijët.