“Pornostare”…. Enca shprehet se për të është thjesht një kompliment
Këngëtarja Enca Haxhia së fundmi ka folur për “Prive” duke treguar edhe më tepër detaje nga jeta dhe karriera e saj, ku në veçanti ka folur për projektin e saj më të fundit “Dua” i cili është komentuar së tepërmi.
Enca theksoi se tema që ka trajtuar në këtë klip është shumë aktuale, dhe ka bërë maksimumin për ta pasqyruar në projektin e saj.
E pyetur rreth komenteve negative, këngëtarja ka thënë se nuk shqetësohet, pasi sipas saj çdo njeri është i lirë të flasë dhe të gjykojë, dhe nëse disa e shohin në këndvështrimin e tyre si negativ këtë projekt, atëherë është e drejta e tyre.
Gjithashtu ajo habiti kur u shpreh se nuk ndjehet aspak keq kur e ofendojnë me komente negative, madje, kur i thonë mund të ishte një “pornostare”, këngëtarja këtë gjë e merr si kompliment, teksa me të qeshura thotë se edhe babai i saj e thërret njësoj.