Portugali, njihuni me lagjen më të frikshme!
Pasi leximit të këtij artikulli do të kuptoni se lagjia juaj është mrekulli, po po, pavarësisht në cilat zona jetoni.
Në Lisbonë, vetëm pak kilomentra larg saj ndodhet një lagje e vjetër, e frikshme dhe me plot mite e cila mban emrin “6 de Maio”, por që së fundmi është duke “vdekur”.
Sipas gazetarëve thuhet se as policia nuk guxonte të shkelte në këtë lagje sepse përmbante tepër rrezikshmëri.
Në vitin 2016, qeveria nisi përpjekjet që ta transformojë lagjen me projekte zhvillimesh urbane, gjë që ka çuar në dëbime me forcë nga shumë banesa dhe kontrolle të shpeshta policie.
Për shkak të këtyre zhvillimeve, gazetari Hoze Ferreira jetoi në atë lagje për një vit të tërë, duke dokumentuar jetën e banorëve, në mënyrë që të huajt të krijonin një ide më të qartë për këtë komunitet të lënë mënjanë për kaq shumë vite.