Lajme

31 March 2018

Postimi i Chrissy Teigen krijon polemika dhe urrejtje nga ana e fansave

Chrissy Teigen, modelja dhe moderatorja e njohur ka një dashuri të fshehtë për gatimin dhe kuzhinën. Ajo poston për fansat e saj dhe miqtë e Instagram-it, receta dhe ushqime shumë të shijshme.

Por postimi i saj i fundit krijoi polemika dhe urrejtje nga fansat e saj. Një quiz, ku tregohej se si ajo pëlqen të gatuaj mishin e derrit. Të prekur nga kjo ishin vegjetarianët, të cilët komentuan negativisht në postimin e saj, ndër ta ishin edhe miqtë e kolegët saj, të cilët kanë sqaruar se ajo nuk duhet të sillet kështu sepse është një nënë mbi të gjitha.

Teigen ka kthyer përgjigje për të gjithë, ajo nuk ka nevojë të marr leje nga askush të konsumojë apo jo mish dhe se të gjithë janë të lirë të zgjedhin si do të ushqehen. Ajo gjithashtu ka marrë masa kundër disa komentuesëve të cilët i kaluan limitet me sharje dhe ofendime duke i bllokuar profilin në Twitter.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com