Pranë Venerës dhe në një vend ekzotik, Lind Islami feston ditëlindjen
Venera Lumani dhe Lind Islami janë një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar.
Historia e tyre e dashurisë nisi në television dhe ata çdo ditë e më shumë tregojnë se janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.
Ditën e sotme Lindi feston 26-vjetorin e lindjes. Këtë ditë të veçantë duket se ai ka zgjedhur ta festojë në një vend ekzotik në praninë e partneres së tij Venerës, e cila ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa foto.
Tek njëra nga fotot ajo ka shkruar edhe një urim të shkurtër por të mbushur me dashuri.
“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, ka shkruar ajo krahas fotos ku çifti shfaqet mjaft i lumtur.