Prej disa muajsh në burg, Stresi shkel sërish ligjin dhe askush nuk merr masa!
Në Tetor të vitit të kaluar, Arkimed Alushaj i njohur ndryshe si Stresi u arrestua nga Policia e Tiranës, pasi sipas këtyre të fundit reperi i njohur akuzohej se ishte pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, të cilët bashkëpunonin me njeri-tjetrin për tregtim droge në zonën e Ish-Bllokut.
Kështu, Stresi prej disa muajsh ndodhet në burgim.
Ajo çfarë na ka bërë përshtypje është se, reperi i njohur edhe pse i burgosur përdor celularin, akt ky i cili përbën vepër penale e cila dënohet nga 1 deri në 3 vite burg si dënim.
Stresi, hera herës ka postuar në Instagram gjate këtyre kohëve, mirë po reperi mund të justifikohej me faktin se, llogaritë e tij sociale përdoren nga miqtë apo menaxherë të reperit, për t’i qëndruar sa më pranë publikut me postime.
Së fundmi, një postim i bërë nga reperi tregon se është bërë nga vetë ai dhe për këtë s’kemi pikë dyshimi.
Me rastin e ditëlindjes së Kejsit, të fejuarës së tij, Stresi ka postuar disa foto dhe e ka uruar Kejsin në Instagram.
Pyetja që neve na lind është: Si arrin Stresi të përdore celularin ndërkohë që është i burgosur? Ku janë organet kompente që nuk arrijnë të marrin masa kur shohin hapur që Stresi navigon në Internet, në burg pa pikë problemi.
Theksojmë gjithashtu se, në një postim të bërë nga vetë Kejsi kjo e fundit falenderonte Stresin për faktin se ishte pikërisht ai i pari që e kishte uruar.
Një BRAVO e madhe për Stresin dhe për sigurinë e burgjeve në vend!