“Prej shpirtit” titullohet bashkëpunimi i fundit i Hekuran Krasniqit dhe Egzon Pirecit
Hekuran Krasniqi ashtu sikur kishte paralajmëruar publikoi projektin e tij më të ri muzikor në bashkëpunim me Egzon Pirecin.
“Prej shpirtit”, titullohet bashkëpunimi i tyre, i cili është shoqëruar gjithashtu edhe me një videoklip. Teksti i këngës është shkruar nga vetë Egzoni ndërsa për muzikën dhe orkestrimin është përkujdes Krasniqi.