Lajme

16 July 2018

Presidentja e Kroacisë tërheq vëmendjen e të gjithëve, kthehet në personin më të komentuar në këtë kampionat futbolli

Kolinda Grabar-Kitarovic, është personazhi më i përfolur nga liderët botërorë, pas humbjes së Kroacisë në finalen e Kampionatit Botëror.

Fotografitë e saj me fanellën kombëtare duke bërë tifo për skuadrën kroate janë shpërndarë në gjithë botën.

Ajo i mahniti të gjithë edhe në finalen e madhe me sjelljet në raport me politikanët tjerë dhe në veçanti me lojtarët e Kroacisë.

50-vjeçarja është treguar shumë e afërt edhe me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, teksa i ka përqafuar lojtarët e kombëtares së saj.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com