Prestigjiozja “The Sun” i kushton një shkrim të detajuar Eugent Bushpepës
Për këngëtarin e talentuar, Eugent Bushpepa, duket se suksesi nuk ka fund. Ka qënë prestigjiozja “The Sun”, e cila ka bërë një shkrim të detajuar për këngëtarin duke e nisur me pyetjen:
“Në edicionin e këtij viti të festivalit europian, Shqipëria do të shpresojë të sigurojë fitoren me këngëtarin Eugent Bushpepa, por a do t’ia dalë?”.
Shkrimi vazhdon duke treguar për jetën profesionale dhe artistike të tij.
“Ai nisi të këndonte në moshë të re dhe në mënyrë që të përmbushte ëndrrën e tij, në 2006-ën iu bashkua një programi ‘Talk show’, në Top Channel, si këngëtar. Që atëherë, Eugenti ka qenë pjesë e skenës muzikore, duke u bërë një prej këngëtarëve më popullorë në vend”, vijon ‘The Sun’.
Tablodi kujton se Bushpepa ka performuar me legjendën e ‘Guns n roses’, Ron Thal. Pavarësisht se është pjesë e industrisë që prej 2006-s, Eugenti nuk ka publikuar ende një album të plotë, por vetëm një numër këngësh.
E përditshmja britanike shkruan se Bushpepa u shpall fitues i edicionit të 56 të këngës në Shqipëri, nga një juri profesionale duke mundur një sërë këngëtarësh të tjerë të suksesshëm.
Padyshim një shkrim i rëndësishëm dhe tepër motivues për Eugenin.