Prezantohet “LEAVING NEVERLAND”, dokumentari i cili demaskon Michael Jackson!
“Leaving Neverland”është dokumentari katër orësh i cili tregon rreth akuzave për pedofili që ndër vite janë bërë kundër Michael Jackson.
Dokumentari u prezantua në “Sundance Film Festival,me regji të Dan Reed, “Leaving Neverland” tregon për marrëdhëniet e mbretit të popit me dy djem, James Safechuck e Wade Robson, të ndodhura në vitet ’90. “Tani janë 30 vjeç, tregojnë historinë se si janë abuzuar seksualisht nga Jackson dhe se si e kanë përjetuar më vonë”, -lexohet në hyrje të filmit.
Sipas dia burimeve policia e Park City-t mori masa sigurie para kinemasë, për shkak të kërcënimeve me jetë ndaj regjisorit dhe si masë paraprake për ndonjë incident nga fansat para vendit të projektit të dokumentarit.