Lajme

08 April 2019

”Prime time” televiziv përfundon duke u marrë me leshtë e Getoar Selimit

Emisionet televizive me të ftuar V.I.P  në vend po bëhen çdo ditë e më shumë qesharake. Prezantues që ftojnë miqtë e tyre, kalojnë në biseda personale: “Ça bëre, si kalove mirë”- dhe jo vetëm. Biseda që publikut nuk i interesojnë aspak.

Ermal Mamaqi i cili vjen në Prime Time në ekran me programin e tij mbrëmjeve të shtunave po bëhet çdo ditë e më shumë qesharak. Sensin e intervistës nuk e shohim gjëkundi por një bisedë që përveç Ermalit i ul vlerat edhe të ftuarve që prej vitesh kanë ndërtuar karrierën e tyre me shumë mund.

Në puntatën e fundit Ermali kishte të ftuar Getoar Selimin.

Ermali dukej se Getoarin  e kishte ftuar më shumë për mjekrrën e tij se sa për vitet e karrierës në “Hip Hop”. Publiku nga shtëpia  pyet veten se përse një programt televiziv, I vetëquajtur  i ndjekur, duhet të merret me leshtë e Getoar Selimit, Kaq shumë vlerë dhe  kaq unik  është leshi i reperit?

Mania e aktorëve, këngëtarëve për të bërë rolin e prezantuesit po dëmton misionin e gazetarisë dhe po kthehet në një  berberhanë lagjeje, e mbushur me adoleshentë që merren me lesh e çdo gjë tjetër të padobishme për televizionin.

Nga Ronaldo Sharka

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com