Princ Harry gjen më në fund ‘princeshën’ për të
Princ Harry i pandalshëm zgjedh si ‘princeshë’ të përkohshme Meghan Markle.
Brune, amerikane dhe e dhënë pas të drejtave të njeriut, Meghan Markle është një ndryshim total në listën e preferencave të Princit aventurier. Por nëse fjalët janë për t’u besuar, dyshja frekuentohet tashmë prej më shumë se 6 muajsh që pas takimit të tyre në Kanada. Aktorja 35 vjeçare, që është e njohur për rolin e saj si Rachel Zane në serialin e njohur amerikan “Suits”, e ka magjepsur princin britanik në vizitën e tyre në Toronto. Ajo ndër të tjera njihet për punën e saj humanitare. Sëfundmi ka udhëtuar drejt Rwanda në Afrikë për një projekt për pastrimin e ujit.
Në Instagramin e saj shihet se ajo ka qenë dy herë në Londër gjatë muajve të fundit, dhe vetëm kaq ka vendosur të shfaqë vetë ajo. Bukuroshja kanadeze ishte në një marrëdhënie me kuzhinierin e famshëm kanadez, Cory Vitiello kur u takua me Harry-n. Ta ketë braktisur vallë për të?