22
October
2018
Princ Harry sapo hodhi një dyshim të vogël rreth gjinisë së bebes…
Meghan Markle-in nuk do ta shohim nëpër dalje publike dhe shkak për këtë bëhet shtatzënia e saj, por princ Harry është ende në krye të detyrës, duke takuar fansa e duke i folur atyre për bebin mbretëror.
Më specifikisht, ai u ka thënë të gjithëve se shpreson që fëmija i parë të jetë një vajzë. Gjatë një eventi në Australi mëngjesin e sotëm, një fans iu drejtua Harry-it duke bërtitur: “Shpresoj të jetë një vajzë!
Harry nuk e dëgjoi dhe e pyeti se çfarë i tha.
“Uroj që të jetë një vajzë!”- përsëriti gruaja dhe princi pa u menduar fare i tha se ai gjithashtu shpreson të jetë një vogëlushe.
|