Princesha Elia Zaharia tërheq vëmendjen e revistës prestigjoze “Point de Vue”
Dasma e aktores Elia Zaharia me princin Leka II mori vëmendjen e të gjithëve dhe u komentua së tepërmi jo vetëm në Shqipëri, por dhe jashtë saj.
Thjeshtësia dhe eleganca që e karakterizon ka rënë në sy edhe të një prej revistave më të njohura franceze, “Point de Vue”. Kjo është një revistë që iu dedikohet familjeve mbretërore në të gjithë botën dhe së fundmi i ka dedikuar një artikull edhe princeshës Elia.
Diçka e tillë kuptohet nga postimi i Elias në rrjetin social Instagram ku ajo ka postuar disa pjesëza nga intervista që ajo ka dhënë për këtë revistë prestigjioze. “Për ata që jetojnë në Francë, këtë numër të ri të revistës ‘Point de Vue’ e gjeni nga sot në të gjitha pikat e shitjes”, shkruan Elia në profilin e saj.