Lajme

21 May 2018

Princi Harry dhe Meghan Markle zgjedhin një destinacion të rrezikshëm dhe luksoz për muajin e tyre të mjaltit

Dasma madhështore e Princ Harry-t dhe Meghan Markle rrëmbeu vëmendjen e gjithë botës. Pas dasmës tani vëmëndja është përqëndruar tek muaji i tyre i mjaltit. Sipas “Daily Mail” çifti mbretëror do të udhëtojnë shumë kilometra larg shtëpisë dhe destinacioni i tyre i muajit të mjaltit do të jetë në Namibi, në jugperëndim të Afrikës. Thuhet se Harry ka kryer më parë rezervimin në një hotel prej 600 eurosh.

Çifti do të qëndrojnë në Hoanib Valley Camp, mirëpo ky vend është konsideruar i rrezikshëm. Namibia njihet për krimet që ndodhin në rrugë dhe nuk është një vend për të qëndruar natën pasi kafshët e egra paraqesin një rrezik serioz. Me sa duket çifti ka zgjedhur të bëjë një udhëtim aventurier mes natyrës së egër dhe destinacioneve luksoze.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com