Lajme

01 May 2018

Princi në dietë, duhet të dobësohet para dasmës

Përpara se të njihte Meghan, dieta e princit Harry ishte ajo e një djaloshi tipik beqar. Shpeshherë jashtë pallatit Kensington është parë edhe me hamburger në dorë apo në picerinë e preferuar Bunga Bunga apo ne restorantin “Rum Kitchen” në Noting Hill.

Duket se tashmë Harry ka hyrë në një fazë të re, me një dietë përpara martesore, me një regjim të ushqimeve të pastra, hartuar nga vetë Meghan, falë së cilës princi ka arritur të humbasë ndjeshëm kilogramë dhe të shfaqet më elegant.

Pas këtyre ndryshimeve, duket se muajt e fundit Harry ka hequr dorë edhe nga duhani. Tashmë dieta e princit ndiqet çdo ditë nga nutricionistë, të cilët e rekomandojnë të ruajnë një regjim ushqimor që përfshin shumë pak sheqerna dhe shumë proteina.

Njëkohësisht, çdo ditë të dy së bashku, Meghan dhe Herri kanë vendosur të merren edhe me joga.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com