Prindërit e tyre vazhdojnë miqësinë,pavarësisht se këngëtarët janë ndarë nga njëri tjetri
Dikur reperi i njohur Ledri Vula dhe këngëtarja Dua Lipa kanë pasur një lidhje dashurie.Edhe pse i dhanë fund lidhjes së tyre, mesa duket ata vazhdojnë të ruajnë një raport miqësor, duke e ndjekur njëri-tjetrin në rrjetet sociale. E njëjta gjë vlen edhe për prindërit e tyre.Madje është publikuar dhe një foto e prindërve të Ledrit dhe Duas, të cilët janë duke pushuar së bashku.
Duke parë në Instagram-in e Dukagjin dhe Anesa Lipës kemi parë se çifti simpatik është duke kaluar disa ditë pushime në Ulqin. Madje ata ndodhen në të njëjtin vend me Agron dhe Xheraldina Vulën.Nga momentet që kanë kaluar së bashku kanë vendosur të publikojnë një foto duke na treguar se pavarësisht ç’ka ndodhur me fëmijët e tyre, miqësia ende vazhdon.