“Prisja princin por më erdhi kali”- këngëtarja shqiptare shokon me deklaratën
Këngëtarja e muzikës “Pop Rock” Flaka Krelani mëngjesin e sotëm ka qenë e ftuar në programin e mëngjesit me Isli Islamin dhe Ori Nebiajn.
Ndër të tjera, këngëtarja ka folur edhe për jetën personale pasi është pyetur nga dy moderatorët.
Këngëtarja u shpreh se momentalisht nuk është e dashuruar dhe askush nuk është në jetën e saj. “Nuk i kushtoj shumë rendësi jetës personale por edhe kur jam me dikë nuk i kushtoj aq rendësi sa duhet. Ne në Kosovë kemi një shprehje: PO VJEN PRINCI ME KAL- mirë po mua më ka ardhur veç kali deri tani”- u shpreh këngëtarja duke shkaktuar të qeshura në studio.