Lajme

07 August 2018

Pritjes i erdhi fundi! Tuna publikon këngën e re “Chonga”

Tuna Sejdiu i ka munguar skenës shqiptare prej një kohe shumë të gjatë. Ajo prej disa javësh kishte paralajmëruar rikthimin e saj përmes imazheve të shumta të publikuara në rrjetet sociale. Më në fund pritjes i erdhi fundi dhe Tuna publikoi këngën më të re me titull “Chonga”.

Videoklipi i këngës “Chonga” është realizuar në Mal të Zi dhe këngëtarja ka zgjedhur të xhirojë në vende të veçanta dhe tejet të bukura. Kënga është shkruar nga këngëtarët Seven dhe Elinel, ndërsa për muzikën është përkujdesur Darko Dimitrov.

Për të gjithë ata që janë duke pyetur se cfarë është “Chonga” , Tuna në një postim të saj shprehet se është një term që përdoret për të treguar një grua të thjeshtë dhe punëtore, ndonjëherë agresive dhe shpërthyese. “Une jam krah vajzave qe flasin pistë. Ato me kembe te zbathura, mendje brilante, flokë të shprishura, zemra te egra dhe plot gjallëri. Me ato që nuk frikësohen të flasin dhe që jetojnë për të bërë atë që u është thënë se është e pamundshme”, shprehet Tuna në postimin e saj.

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com