Priyanka Chopra dhe Meghan Markle janë zënë dhe fajin e paska dukesha!
Burime për “Page Six” tha se dyshja e ka prishur raportin që kur Meghan Markle nuk pranoi ftesën për dasmën e Priyanka-s me Nick Jonas në dhjetor.
Fillimisht, u njoftua se Meghan zgjodhi të mos shkonte në dasmë për shkak të shtatzënisë së saj, por udhëtimet në Nju Jork dhe Marok na bënë të dyshojmë.
“Priyanka u ndje e shkatërruar. Miqësia e tyre do të marrë fund nëse Meghan nuk i kërkon ndjesë”, citohet të ketë thënë burimi.
Priyanka është një yll i madh ndërkombëtar dhe ka shumë ndjekës në rrjetet sociale. Ajo ndoshta është më e famshme në mbarë botën sesa Meghan.