Lajme

29 October 2018

Priyanka Chopra pak para dasmës shfaqet me fustan nusërie dhe duket mahnitëse

Priyanka Chopra pritet që shumë shpejt të kurorëzojë në martesë dashurinë e saj me Nick Jonas. Por së fundmi ata kanë organizuar një festë ku Priyanka shfaqet me fustan nusërie dhe duket vërtet përrallore.

Ajo kishte zgjedhur një fustan bust me pupla të markës “Marchesa” kombinuar me një palë këpucë me takë “Christian Louboutin”.  Ndërsa si aksesorë, ylli i Bollywood-it kishte zgjedhur një varëse dhe vathë diamanti.

Sipas “Us Weekly”, festa u organizua nga shoqërueset e nuses Mubina Rattonsey dhe Anjula Acharia dhe të ftuarat ishin Kelly Ripa, Lupita Nyong’o, nëna e Priyanka-s Madhu Chopra dhe kunata Danielle Jonas, e cila është e martuar me vëllain e Nick, Kevin Jonas.

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com