Probleme të tjera për Kanye West
Rokeri hungarez Gabor Presse ka bërë padi kundrejt reperit të njohur Kanye West, pasi sipas tij ky i fundit ka vjedhur këngën e tij “Gyonhyhaju Lany” dhe e ka përdorur për pjesën e fundit të “New Slaves”.
Kanye në fakt i kërkoi leje për të bërë këtë gjë dhe i dha një çek prej 10 mijë $ në advans për të përshpejtuar marrëveshjen. Por sipas rokerit, nuk i mori asnjëherë paratë e çekut. Për këtë ai kërkon një dëmshpërblim prej 2.5 milion $. Padia drejt Kanye West është bërë në 11 nëntor disa ditë para shtrimit të Kanye në spital.