Lajme

18 July 2018

Producenti i njohur akuzon Noizyn si mosmirënjohës: E bëra artist por ai më harroi

GBMC ka qenë një ndër producentët e parë të reperit më të famshëm shqiptar, Noizyt. Disa nga këngët e tij më të suksesshme si: Jena mbretër, Histori e gjatë dhe OTR me zemër janë kompozuar në studion e tij. Ditën e sotme në emisionin KafeIN në një lidhje direkte nga Londra ai ka folur për projektet e tij si dhe për marrëdhënien me Noizyn.

Ai shprehet se marrëdhënia mes tyre nuk është aspak e mirë dhe e akuzon reperin si mosmirënjohës pasi nuk ka përmendur kurrë të mirat që i ka bërë, madje ai e ka quajtur bukëshkelë dhe mosmirënjohës.

Producenti tregon që gjithnjë e ka respektuar dhe është sjellë mirë me të : I kam lënë çelësat e studios që bën 200 mijë euro”. ‘E mora nga stoli, e bëra artist dhe më harroi. Nuk na përmendi në asnjë gjë. Filloi të drejtonte gishtin nga Zoti, sikur Zoti i bëri të gjitha.’-shprehet ai.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com