Producenti i njohur, Dashnor Asllani pjesë e filmit më të ri shqiptar
Ai njihet si një producent i suksesshëm por së fundmi atë do kemi mundësi që ta shohim edhe si aktor filmi. Bëhet fjalë për Dashnor Asllanin,i cili çdo ditë e më shumë po arrin suksese të njëpasnjëshme. Së fundmi, ai është pjesë e kastit të aktorëve të filmit “Dashuria s’mjafton”, që pritet të shfaqet në kinematë e gjithë vendit në 22 nëntor.
Në këtë film me një temë mjaft interesante publiku do të mund të shijojë gërshetimin karakteristik të dramës, krimit, dashurisë. Një punë impenjative për të përcjellë një panorama të realitetit kohor me ambientet e modernizuara shqiptare dhe evropiane, me skena të xhiruara në Paris, Holandë, Zvicër, Turqi, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Njëkohësisht disa skena të këtij projekti janë xhiruar edhe në në Ferizaj dhe në Brezovicë.
Ky film është me regji nga Drilon Hoxha, ku drejtor fotografie është po Asllani do të ketë edhe pjesëmarrjen e aktorëve të mëdhenj si: Çun Lajçi, Bruno Shllaku, Guliem Radoja, Drilon Hoxha, Halil Kumova, i cili është aktori i njohur turk, Shpat Kasapi, Xhelal Fera, dhe shumë emra të tjerë.