Prof Zhani Ciko i ftuar në radion e parë Hip-Hop
Prof Zhani Ciko një nga personalitet më të rëndësishmë të muzikës shqiptare ndër vite, ishte i ftuar sot në studion e emisionit HANGOVER, emisioni i mëngjesit që trasmetohet nga e Hena në të Premte, nga ora 07:00 – 10:00 ne 103.1 FM dhe tematv.al . Tema e ditës ishte fokusuar në zhvillimin e muzikës shqiptare ndër vite. Nga biseda në studio, Prof Ciko tha që problemi me të cilin përballet sot muzika nuk është komercializimi i saj se sa strukturimi i sakte i muzikës nga institucionet përkatëse. I pyetur për rolin e media-s në tregun muzikor, Prof. Ciko nuk fajësoi mediat për kaos-in muzikor që është krijuar, përkundrazi fajësoi tregun muzikor për kaos-in që është duke krijuar në media. Nga ana tjetër Prof Ciko kishte tone kritike të ashpra për kompozitorët shqiptare të cilët sipas tij janë kthyer në menaxhues festivalesh duke u larguar nga arti. Edhe pse shijet e tij janë të ndryshme nga ato që MCN Radio promovon, ai nuk harroi të jepte bekimin për këtë nismë të re në tregun mediatik shqiptar .