Lajme

20 September 2017

Professor Green në gjendje të keqe shëndetësore, ndan me ndjekësit pasojat e saj

Ai iu nënshtrua një operacioni të hernies i cili zgjati pesë orë me radhë në prill, gjë që çoi në një varg komplikimesh, përfshirë pneumoni, distension dhe një mushkëri pjesërisht të shembur.
Dhe Professor Green tregoi me anë të një postimi prekës në Instagram, muajt e vështirë që ka kaluar që nga dita e operacionit. Reperi ndau me ndjekësit një foto të tijën pa bluze dhe shkruajti krah saj se ndihej dhe dukej shumë keq, gjithashtu adresoi rrezikun e të shfaqurit të një bote jo realiste e perfekte në rrjete sociale.
33 vjeçari tregoi më shumë detaje nga problemet e shumta që i kishte sjellë gjendja e tij shëndetësore, ku ndër të tjera kishte prekur shumë dhe karrierën e tij.
Urojmë që gjërat të përmisohen për Professor Green e ai të kthehet përsëri me projekte të reja, fansat e presin.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com