Projekti i fundit i Drake, debuton në vend të parë Billboard 100
Ashtu siç edhe ishte parashikuar, kënga më e re e Drake arriti që të shitet shumë që në ditët e para të publikimit.
127 mijë shkarkime të projektit të ri të Drake me 82.4 milionë dëgjime të tjera në SHBA e përfunduan javën hapëse të lançimit të këngës së re..
Kënga tjetër e Drake nga albumi “Scary House” e titulluar “Diplomatic House” ka hyrë në Billboard Hot 100.
Drizzy më parë arriti në maje të Billboard Hot 100 me këngën “What’s My Name” në bashkëpunim me Rihannan.
Para se të arrinte në majë, “God’s Plan” tashmë ka thyer rekorde tjera.
I prodhuar nga Noah Shebib, Cardo dhe Boi-1da, kënga tronditi Spotifyn në ditën e parë me mbi katër milionë dëgjime më 22 janar.
Por, rekordet nuk u ndalën këtu. Apple Music më vonë gjatë asaj dite shtoi edhe vlerësime tjera, pasi u raportua se kënga “God’s Plan” u dëgjua 14 milionë herë në platformë.
Tani Drake po vazhdon që të punojë në projektet e reja me Bad Bunny, Pierre Bourne dhe London on da Track.