Projekti “Maria” bashkon Vildane Zeneli, Tunën dhe Seven Saraçin në një bashkëpunim
Një tjetër bashkëpunim është duke mbërritur. Këngëtarja e njohur Tuna Sejdi, do të sjellë së shpejti bashkëpunimin e saj me Seven Saraqi. Kënga e tyre më e re mban titullin “Maria” dhe pritet të jetë me skena mjaft “të nxehta” pasi pjesë e tij do të jetë edhe një prej modeleve më të njohur shqiptare, Vildane Zeneli.
Kjo e fundit, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram trailerin e klipit, në të cilin do të shfaqet në disa skena mjaft provokuese së bashku me Tunën. Videoja ka marrë mjaft komente në rrjetet sociale dhe pritet të publikohet brenda pak ditësh.