Prostitucioni në muzikë fut në sherr këngëtaret
Në një intervistë të dhënë se fundmi, Adelina Ismaili, e cila është në pritje të fëmijës së saj të parë, deklaroi se sipas saj, muzika është kthyer në prostitucion dhe pastrim parash.
Kaq është dashur që Fjolla Morina të bëjë një postim, duke iu drejtuar Adelinës si personi që ka nisur vallen e prostitucionit.
Në një postim në “InstaStory”, Fjolla shkruan: “Po harron që ti je ajo që ke nisur vallen e prostitucionit… nëse mendon se muzika është kthyer në prostitucion. Edhe motër, qetësohu pak se je me fëmijë në bark. Po ta them si nënë që jam. Jo kaq inat se të bën dëm për shëndetin tënd dhe të fëmijës”.
Deri tani ende nuk ka një reagim nga ana e Adelinës për këtë deklaratë të rëndë të Fjolla Morinës.