Lajme

15 March 2018

Protesta në Filadelfia mund të sjellë lirimin e Meek Mill

Vetëm një ditë pas protestës në Filadelfia në USA, gjasat për lirimin e Meek Mill duket të jenë më të larta.

Të mërkurën avokati i reperit dorëzoi dokumentet që me shumë gjasë do ta lirojnë reperin nga burgimi dhe do ta ndryshojnë verdiktin e gjykatës për shkak të skandalit të korrupsionit në Departamentin e Policisë në Philadelphia.

Prokurorët thonë se shumcë prej verdikteve tjera janë kthyer pas këtij skandali dhe Meek Mill pritet që të jetë një prej tyre sipas raportimeve të fundit. Prorurorët thonë se nuk ka arsye që Meek Mill të mos lirohet.

Më parë ekipi i Meek Mill ka kërkuar lirimin e tij me kusht dhe ka kërkuar edhe largimin e gjykatësit Genece Brinkley.
Meek Mill mbajti një fjalim për adhuruesit e tij të martën duke u shfaqur në një transmetim të drejtpërdrejt në TIDAL.

Meek Mill dhe arrestimi i tij shkaktuan shumë reagime në mesin e adhuruesve dhe kolegëve. Yje si Jay Z, Rick Ross dhe shumë të tjerë publikisht shprehën përkrahjen për reperin.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com