Provokuese dhe sensuale, Rita Ora përshëndet fansat nga Las Vegasi
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, vazhdon angazhimet e saj me koncerte të shumta anë e mbanë globit. Udhëtimi i saj i fundit është drejt Las Vegasit, ku do të performojë dhe koncertin e rradhës.
Përmes rrjeteve sociale, Ora ka publikuar disa imazhe mjaft “të nxehta”, duke treguar se si e ka nisur mëngjesin në Las Vegas. Ajo shfaqet atraktive dhe provokuese në të njëjtën kohë duke vënë në plan të parë linjat e saj trupore.
“Mirëmëngjesi Las Vegas”, shkruan Ora në mbishkrimin e kësaj fotografie.
Gjithashtu ajo publikoi edhe disa foto të tjera në InstaStory, ku ajo shfaqet me bikini teksa evidenton dhe disa prej tatuazheve në trupin e saj.