Provon të bëjë rolin e “divës së keqe”, i dështon plani Era Istrefit
Këngëtarja mbrëmjen e kaluar ka perfomuar në një prej klubeve të natës në qytetin turistik të Dubait.
Në Instagram ajo postoi disa foto dhe video nga kjo mbrëmje, në të cilat ekspozonte look-un e zgjedhur. Teksa përpiqej të bënte ecjen e një dive kapriçoze, artistes i “dështoi” performanca pasi i bie çanta nga dora dhe fillon të qesh.
“When you try to act bad but it fails ”, ka shkruar krah këtij postimi Era në llogarinë personale në Inastagram.
Ndërkohë fotot e realizuara e tregonin artisten shumë provokuese, të shtrirë në një krevat e me një grim thuajse perfekt.