Lajme

21 November 2017

Publikimi i fotos së tij kur ishte i vogël i shkakton telashe Bruno Mars

||
0 Comment
|

Bruno Mars është përfshirë së fundmi, në një çështje të vogël gjyqësore si pasojë e një fotoje të postuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet ai si imituesi i Elvis Presley.

Catherine McGann, e cila e ka paditur këngëtarin e njohur, ka thënë se ajo e ka bërë këtë fotografi të Brunos në vitin 1989, kur ai ishte 3 apo 4-vjeç dhe performonte hitet e mbretit të muzikës, Presley.

MCGann ka thënë se ajo zotëron të drejtat e autorit të asaj fotoje kështu që ajo është shqetësuar kur e ka parë atë në të gjitha profilet e rrjeteve sociale të Bruno Mars.

Ajo ka paditur Bruno dhe kompaninë e tij muzikore, “Warner Music”, sepse nuk kanë respektuar të drejtat e autorit por gjithashtu edhe për dëmet dhe përfitimet e bëra nga kjo foto.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com