Publikohen pamjet, vjedhje si në filma
Disa pamje të frikshme që tregojnë skenën e dhomës së hotelit ku Kim Kardashian ishte viktimë e një grabitjeje të dhunshme prej 8.5 milionë paundësh janë publikuar së fundmi.
Një televizion frances ka publikuar imazhet e skenës së krimit në Hotel de Pourtalès si edhe një video ku grabitësit shihen rreth 3 milje larg hotelit të ulur në një kafene.
Fotografitë e frikshme tregojnë mjetet që janë përdorur për t’i mbyllur gojën dhe për t’i lidhur duart Kim ndërkohë që burrat e armatosur ishin maskuar si oficerë policie.
Ylli i reality show-t “Keeping Up With The Kardashians” kishte mbetur e vetme në suitë ndërkohë që truproja e saj Pascal Duvier kishte shoqëruar dy motrat e Kim për tek një klubnate.
Kamerat e sigurisë tregojnë dy prej grabitësve që po kërkojnë me dëshpërim një unazë 30 mijë dollarëshe, e cila u ka rënë në rrugë ndërkohë që largoheshin me shpejtësi pasi kryen krimin.
Mësohet se banda u fsheh në Paris për disa ditë dhe më pas disa prej tyre udhëtuan për në Antwerp, kryeqyteti belg i diamandeve, ku u përpoqën të shisnin sendet e vjedhura.